logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      PROJEKTI “75 x 75”
                      13/01/2020
                      PROJEKTI “SHËTITJE NË GJANICE”
                      30/07/2020

                      MBLEDHJA E TASK FORCES VENDORE

                      Prefekti i Qarkut, në zbatim të detyrave që rrjedhin nga Plani i Veprimit Kundër Kultivimit të Kanabisit 2017-2020, mblodhi Task Forcën Vendore (TFV), në të cilën marrin pjesë Kryetarët e Bashkive, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtues të Drejtorive Qëndrore që veprojnë në nivel vendor. Qëllimi i këtij takimi ishte koordinimi dhe bashkëveprimi efektiv në nivel vendor, shkëmbimi i informacionit ndërmjet institucioneve të përfshira në TFV, bërja e vlerësimeve të përbashkëta dhe intensifikimi i kontrolleve në territor.

                                                                                         

                      Prefekti i Qarkut vlerësoi punën e deritanishme, të bërë veçanërisht nga strukturat e Policisë Vendore dhe theksoi se lufta ndaj këtij fenomeni duhet të vlerësohet nga çdo strukturë, qëndrore apo vendore, pasi është e rëndësishme në planin politikës shtetërore, hapave të integrimit të vendit dhe të luftës ndaj krimit në përgjithësi, e veçanërisht Krimit të Organizuar.

                      Të gjithë duhet të bëjmë më shumë në luftën ndaj këtij fenomeni. Strukturat Vendore kanë rolin e vet në kontrollin e territorit, të cilat duhet të marrin përgjegjësinë e plotë, strukturat e Policisë Vendore duhet ti japin më shumë jetë policimit në komunitet edhe ndaj këtij fenomeni dhe gjithashtu gjithë strukturat e tjera duhet të punojnë për të rritur bashkëpunimin në luftë ndaj këtij fenomeni.

                      Mbështetja e dhënë nga Kryetarët e Bashkive dhe Drejtuesit në këtë takim, me siguri do të japë frytet e veta. Të gjitha strukturat do të intensifikojnë veprimtarinë në luftë ndaj fenomenit të kultivimit të kanabisit.

                      Postime të ngjashme

                      25/09/2020

                      Takim i Prefektit të Qarkut


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.