logo-redlogo-redlogo-redlogo-red
  • Kreu
  • Rreth Nesh
    • Lefter Shehaj – Jetëshkrimi
    • Misioni i Prefektit të Qarkut
    • Historiku
    • Organigrama
    • Organika
    • Përshkrimi i detyrave
  • Legjislacioni
  • Verifikimi i Akteve
    • Verifikimi i Ligjshmërisë së Akteve
    • Verifikimi në Vend i Akteve
    • Vendimet e Bashkive
  • Deget Territoriale
  • Emergjencat
  • Transparenca
  • Veprimtari
    • Veprimtari të Institucionit
    • Emergjencat Civile
    • Veprimtari të Tjera
    • Turizmi
    • Aktivitete
    • Deshmorë të Atdheut
  • KRAT
  • Kontakto
  • Home
  • Shpallje Publike
  • Buletini Mujor
            No results See all results
            ✕
                      No results See all results
                      Serat Roskovec
                      Në mes të detit me sera, një festë po kthehet në traditë .
                      28/05/2022
                      Në nënstacionin e Patosit, pranë punonjësve të angazhuar për rikthimin e energjisë .
                      05/06/2022

                      “Bashki të Forta”, projekti që nxit qeverisjen e mirë përmes inkurajimit të pjesëmarrjes aktive të qytetarëve .


                      Një projekt zviceran që ka marrë jetë në vitin 2018 ka si qëllim të kontribuoj në qeverisjen e mirë, duke nxitur ndërveprimin midis dy palëve në marrëdhënie që nënkuptojnë qeverinë vendore nga njëra anë dhe komunitetin e qytetarëve nga ana tjetër.

                      Bashkëveprimi midis këtyre palëve nuk është qëllim në vetvete, por mjeti për të arritur objektivin e qeverisjes së mirë.

                      Ishte pikërisht ky qëllimi i takimit të organizuar  në datë  04.06.2022, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier,  nga projekti ” Bashki të Forta ” me pjesëmarrjen e sekretarëve të këshillave bashkiak, përfaqësuesve të sektorit juridik të bashkive dhe sektorit juridik të Institucionit të Prefektit. Në rolin e koordinatorit të takimit ishte Znj. Alma Bime, Drejtoresha e Drejtorisë së Koordinimit dhe Monitorimit në Ministrinë e Brendshme.

                      Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj, në fjalën e tij  përshëndetëse për  pjesëmarrësit, u fokusua në rolin e pjesëmarrjes së qytetarëve në bashkëqeverisje sipas këtij këndvështrimi:

                      ” Ka tre nivele të pjesëmarrjes së qytetarëve

                      1-Informimi; si një marrëdhënia me një drejtim, sipas të cilit qeverisja vetëm prodhon dhe ofron informacion për qytetarët e saj.

                      2-Konsultimi; si një marrëdhënie me dy drejtime në të cilën qytetarët mund ti sigurojnë ‘feedback’ qeverisë duke kontribuar me këndvështrimet dhe opinionet e tyre.

                      3-Pjesëmarrja aktive; si një marrëdhënie e bazuar te bashkëqeverisja, në të cilën qytetarët angazhohen në procesin e vendimmarrjes.

                      Administratat e NjQV dhe Këshillat bashkiak nuk duhet ti druhen, përkundrazi duhet të inkurajojnë përfshirjen qytetare në vendimmarrje .

                      Një qeverisje e mirë duhet të synoj nivelin e tretë të pjesëmarrjes në bashkëqeverisje .”

                      Në takim u vendos theksi tek roli i Sekretarëve të Këshillave Bashkiak, në ndjekjen e veprimtarive për përgatitjen e mbledhjeve , për njoftimet e këshilltarëve dhe komunitetit , përgatitjen e seancave të konsultimit, për të garantuar zbatimin e rregullores së këshillit, për përgatitjen e dërgimin në afat dhe sipas një standardi të lartë të dokumentacionit, që shoqëron vendimmarrjen normative që shkon për konfirmim në Institucionin e Prefektit .

                      Po kështu në takim u adresua dhe roli i sektorit juridik brenda administratës së bashkisë për të siguruar mbështetjen dhe asistencën ligjore për çështjet që lidhen me propozimet dhe vendimmarrjet e Këshillave bashkiak për të siguruar një vendimmarrje të ligjshme dhe që synon qeverisje efektive, efiçente dhe sa me afër qytetarëve.

                      U zhvilluan diskutime shumë profesionale, fokusuar në dallimin midis akteve normative dhe akteve individuale. Pjesëmarrësit sollën shembuj nga eksperiencat e tyre ku dallimi midis këtyre dy lloj akteve nuk është shumë evident dhe përcaktimi i tyre kërkon ushtrim të profesionalizmit , përvojës dhe precedentit .

                      Ky format takimi që ka nisur nga projekti “Bashki të Forta ” dhe që do të përfshijë bashkitë e 12 qarqeve të vendit synon që në përfundim të turit të konkludoi me një manual, që do të shërbej për të standardizuar procesin e vendimmarrjes së këshillave dhe do të kursej kohën e diskutimeve kundërshtuese midis NjQV dhe Institucionit të Prefektit dhe do të shkurtoj kohën e konfirmimit nga ky institucion.

                      Lexo më shumë

                      Postime të ngjashme

                      23/05/2023

                      Aktivitet me rastin e 20 Majit, ” Dita Kombëtare e Jetimëve “.


                      Lexo më shumë
                      BASHKIA
                      FIER
                      BASHKIA
                      LUSHNJE
                      BASHKIA
                      MALLAKASTER
                      BASHKIA
                      PATOS
                      BASHKIA
                      DIVJAKË
                      BASHKIA
                      ROSKOVEC
                      MINISTRIA E
                      BRENDSHME
                      MINISTRIA E
                      MBROJTJES
                      KRYEMINISTRIA
                      AVOKATI I
                      POPULLIT
                      PRESIDENTI
                      DAP
                      © 2018 Prefekti i Qarkut Fier. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.