BASHKEPUNIM, KOORDINIM, ZGJIDHJE. Takim me Drejtuesit e shkollave jopublike Fier.
11/03/2022Mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Seman 24.03.2022
24/03/2022Në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta, Prefekti i qarkut Fier Lefter Shehaj zhvilloi sot një takim me përfaqësues të projektit “JICA”, që mbështetet nga qeveria Japoneze.
Morën pjesë në takim z.Ardian Koçi, Drejtori i Parkut, zoti Nishimoto, përfaqësues i projektit nga pala japoneze, zoti Saimir Hoxha, koordinator i projekti dhe z.Arben Velo, Sekretar i Përgjithshëm i Prefektit të qarkut .
Menaxhimi i Bazuar në Ekosistem, për të nxitur ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm te parkut natyror Divjakë-Karavasta, është dhe qëllimi i këtij projekti.
Pjesëmarrësit i paraqitën Prefektit, ecurinë e fazave të punës konkrete që po bëhet në terren, në hapësirën gjeografike të parkut Divjakë-Karavasta, në përmbushjen e katër shtyllave kryesore të projektit që janë:
-Ruajtja e biodiversitetit,
-Nxitja e bujqësisë organike
-Peshkimi i qëndrueshëm
-Ekoturizmi dhe edukimi mjedisor.
Deri tani janë zhvilluar dy mbledhje të Komitetit të Menaxhimit të Parkut ndërsa në fund të këtij muaji do të zhvillohet edhe takimi i tretë, me pjesëmarrje jo vetëm të anëtarëve të projektit JICA por edhe të shoqatave të ndryshme që operojnë në mbrojtje të natyrës, aktorë të shoqërisë civile dhe të interesuar të tjerë.
Projekti synon të krijojë një model të menaxhimit të qëndrueshëm të parkut, duke synuar ekuilibrin midis katër dimensioneve:
Dimensionit ekonomik
Dimensionit ekologjik
Dimensionit social dhe
Dimensionit kulturor.
Projekti gjithashtu synon që nëpërmjet zhvillimit të qëndrueshëm të parkut të plotësohen nevojat aktuale, pa kompromentuar aftësinë e brezave të ardhshëm për të kënaqur nevojat e tyre për këto burime natyrore.
Projekti zbatohet në një periudhë 3-vjeçare dhe ka filluar në muajin maj viti 2021.