Plani i përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike, instrumenti për uljen e kostos të së ardhmes.
28/09/2022Takim i Prefektit me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve Fier.
01/10/2022Sot në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Zharrëza festoi nën logon ” Brez pas brezi myzeqar “ .
Tre breza duke festuar së bashku .
Panairi i mikpritjes , një tavolinë e vazhduar mbushur me shumëllojshmëri gatimesh tradicionale, karakteristike të zonës .
Një atmosfere festive si atje, u bë magneti që tërhoqi dy vajza polake ardhur në Shqipëri si turiste dhe që të tregonin sa bukur kishin kaluar gjatë qëndrimit në Shqipëri por dhe sa me fat të ishin pjesë e këtij eventi festiv me ngjyrat e trashëgimisë .
Fëmijë të veshur me kostumet tradicionale të zonës, tek kërcejnë vallet popullore, nën ritmet e këngëve të kënduara nga Rovena Ibrahimi dhe Renato Jaho .
Banorë të Zharrëzës, festofshi brez pas brezi dhe trashëgofshi gjerdanin e artë të vlerave tuaja kulturore !