VJOSA E EGËR – BUKUROSHJA QË NDJELL
22/02/2023KUR DËSHIRA NGRIHET MBI MURIN E PAMUNDËSIVE OBJEKTIVE
06/03/2023TRANSPARENCA SI DETYRIM INSTITUCIONAL, QYTETAR E FAMILJAR DHE SI VULLNET PËR TË NDËRTUAR PERDE TË XHAMTA NË VEND TË MUREVE TË GURTA NË RAPORT ME PUBLIKUN
Në përmbushje të detyrimeve për transparencë në ushtrimin e përgjegjësive publike, e konsideroj të nevojshme të bëjë disa sqarime, për të mos lënë vend për keqkuptim nga leximi i pavëmendshëm i zgjidhjes së kërkesës së z.Ylli Çepele, bërë publik nëpërmjet emisionit investigativ STOP:
Së pari më duhet t’ju bëjë me dije që kërkuesi z.Ylli Çepele, duke parë “Vërtetimin për bazën e vlerësuar” të gjeneruar nga sistemi elektronik i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ku rezultonte se sigurimet shoqërore pasqyroheshin në shumën zero lekë për periudhën e pagesës kalimtare), ka kërkuar pagimin e sigurimeve shoqërore nga Institucioni i Prefektit, si punëdhënës i cili e ka nxjerr në reformë në vitin 2011.
Së dyti, sqaroj që nga ana e nëpunësve të këtij institucioni, i është thënë më përpara që nuk paguhen kontribute shoqërore për punëmarrësit që përfitojnë pagesë kalimtare për gjithë periudhën e përfitimit të kësaj pagese.
Së treti, më duhet t’ju bëjë me dije që qytetarin dhe gazetarin, kam qenë unë që kam kërkuar për t’i takuar për t’u njohur në mënyrë të drejtpërdrejtë me kërkesën e tyre.
Në padije të plotë për kërkesën e qytetarit z .Ylli Çepele i kam premtuar angazhimin për trajtimin e kërkesës në kohën më të shpejtë të mundshme pas konsultimit paraprak me ligjin Nr.10142 dt. 15.05.2009 që trajton rastet e ngjashme për ata që janë përfitues të pagesës kalimtare.
U deshën vetëm pak orë, brenda po të njëjtës ditë, të konsultimit më nëpunësit dhe me ligjin e sipërcituar për të formuluar përgjigjen për rastin e cila i’u vu në dispozicion me email të interesuarit, emisionit investigativ STOP.
Ligji nuk parashikonte detyrimin e punëdhënësit, në këtë rast të Institucionit të Prefektit, për pagimin e kontributeve shoqërore (ashtu siç e kishin sqaruar edhe më parë nëpunësit). Ndërkohë ligji përcakton njohjen e periudhës së pagesës kalimtare, si periudhë sigurimi për pension pleqërie, pension familjar ose pension të parakohshëm.
Për ta thjeshtësuar më mirë sqarimin për rastin, për z. Ylli Çepele nuk është paguar dhe nuk i duhen paguar kontribute për këtë periudhë, por vjetërsia e tij për periudhën e pagesës kalimtare njihet vetëm nëpërmjet vërtetimit të lëshuar për trajtimin me pagesë kalimtare nga ana e Institucionit të Prefektit.
Nga nëpunësit ishte sqaruar edhe më parë se për njohjen e vjetërsisë për periudhën e pagesës kalimtare mjaftonte vërtetimi, por kërkuesi këmbëngulte për pagesën e kontributeve në mënyrë që të shfaqej në Vërtetimin e Pagës së Vlerësueshme, siç shfaqeshin për periudhat e punësimit, kërkesë kjo e pajustifikuar ligjërisht.
Nëpunësit edhe pse e kishin sqaruar kërkuesin që njohja e vjetërsisë për këtë rast bëhet më vërtetim dhe jo me pagesë kontributesh kishin rezultuar jo bindës për të.
Përfshirja e emisionit investigativ STOP dhe e imja në trajtimin e rastit ndikoi në rritjen e besimit të kërkuesit z.Ylli Çepele te vërtetimi i kryerjes së pagesës kalimtare si dokument për njohjen e vjetërsisë në punë për dy vitet e trajtimit me këtë pagesë.