Mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Seman 24.03.2022
24/03/2022Takim i KRAT dhe Tryezes Teknike Qarku Fier, 28 Mars 2022.
28/03/2022Sot, më datë 24.03.2022 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua një takim me Drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Z.Ylli Hasanbelli, Drejtorin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Z.Adila Kojdheli dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier Z. Arben Velo. Takimi u përqëndrua tek rastet me gripin e shpendëve në Qarkun tonë. Vlen të theksohet se deri në ditën e sotme falë punës së këtyre institucioneve nuk kemi raste të konfirmuara me gripin e shpendëve (H5N8).
Problematikat që dolën gjatë takimit ishin:
Ø Krijimi i ngastrave për depozitimin e mbetjeve me origjinë shtazore
Ø Pezullimi i tregjeve informale të kafshëve të gjalla të cilat nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare për ushtrimin e këtij aktiviteti dhe tregjeve formale jashtë ditëve të përcaktuara në licensën për kryerjen e këtij aktiviteti.
Në pjesën përmbyllëse u lanë këto detyra:
* Bazuar në Urdhërin 117 datë 19.03.2022
“ Për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë” në të cilin kërkohet bashkëpunim ndërmjet këtyre institucioneve, ky bashkëpunim të bëhet më i frytshëm duke përfshirë dhe Inspektoriatin Shtetëror Shëndetësor.
* Të raportohet në Institucionin e Prefektit të Qarkut lidhur me veprimtarinë që ushtrojnë këto institucione si dhe të kërkohet ndihmë lidhur me problematikat që do të hasin .