
Ngrihet grupi i punës për monitorimin dhe ndjekjen e emergjencave civile në përballimin e situatës së zjarreve në Q. Fier.
20/08/2025
Takim i Prefekti i Qarkut Fier z. Arben Çuko, me z. Achille Provenzano, Konsull i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë.
03/09/2025Sot më datë 21.08.2025 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm z. Arben Velo, u zhvillua takimi me përfaqësuesit e ISHMT-së dhe me përfaqësuesit e 6 bashkive të Qarkut Fier. Problematikat që u trajtuan ishin:
Situata aktuale e regjistrimit të ashensorëve të ndërtesave në bashkitë e Qarkut.
Krijimi i një regjistri të përgjithshëm dhe të përditësuar për ashensorët e ndërtesave.
Kontrolli teknik dhe siguria e jetës së qytetarëve që përdorin ashensorët në ndërtesat qofshin ato publike apo private.
Marrja e masave për certifikimin dhe kolaudimin e të gjithë ashensorëve që do të instalohen.
Në përfundim, veç rolit aktiv dhe monitorues të bashkive, u kërkua prej tyre informacion i detajuar për numrin e saktë të ashensorëve të instaluar, si dhe një sërë detyrash të tjera me karakter teknik, organizativ dhe monitorues.