
Takim Komisionit të Mbrojtjes Civile Qarku Fier.
17/07/2024
Takim me Degët Territoriale në kuadrin e analizës së 6-mujorit të parë të vitit 2024.
01/08/2024Gjatë ditës së sotme, datë 31 Korrik 2024, në ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e Prefektit në detyrë, z. Arben Velo, u organizua takimi i parë i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës me Institucionet Përgjegjëse për Mbrojtjen Civile në Qarkun Fier.
Ky takim shërbeu si pikënisje për procesin e hartimit të Planeve Vendore për Emergjencat Civile për gjashtë bashkitë e qarkut Fier dhe Planin për Emergjencat Civile për prefekturën e qarkut Fier.
Takimi u koordinua nga përfaqësues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, mbështetur nga ekspertiza e projektit REASEL-UNDP, në Shqipëri.
Në takim u prezantua “Plani i Punës” që do të zbatohet deri në miratimin e dokumentit të Planeve Vendore të Emergjencave Civile, si dhe çështje të tjera në lidhje me këtë proces.