TAKIMI I PREFEKTIT TË QARKUT ME DREJTORËT E DEGËVE TERRITORIALE QË VEPROJNË NË QARK.
16/11/2021Masa të shtuara në prag të festave të fundvitit
24/02/2022Takim sensibilizues “Adresa ime−Aksesi im “
Në datë 21.12.2021 Prefekti i qarkut Fier organizoi takimin me Kryetarët e 6 bashkive të qarkut dhe me përgjegjësit e gjendjeve civile të 3 rretheve me qëllim riaktivizimin e fushatës sensibilizuese për të inkurajuar qytetarët të regjistrojnë adresat e tyre të banimit .
Prefekti në fjalën e tij kërkoi që kryetarët e bashkive të qarkut Fier të bëhen agjentë të propagandës dhe të marketimit të këtij sistemi jashtëzakonisht të thjeshtë. Regjistrimi i saktë i adresave do të na ndihmonte shumë për të gjithë qytetarët sidomos në këto dy vite me pandeminë, ku kemi kuptuar sa e rëndësishme është të gjejmë njeri-tjetrin. Ne dinim që kishte të moshuar që ishin në gjendje të vështirë ekonomike, që kishin nevojë për t’u çuar një kuti ushqimesh dhe vullnetarët tanë në pjesën më të madhe harxhonin kohë vetëm për të gjetur adresën.
Ne duhet të mobilizohemi në një fushatë ku t’i kërkojmë gjithë qytetarëve që të bëjnë vetëm këtë verifikim. Nëse më përpara batuta ishte: “Lëvizni se po na numërojnë”, tani është: “Mos lëvizni sa të numëroheni të gjithë”, që të kemi mundësinë të dimë ku jemi dhe të marrim shërbimet që i meritojmë të gjithë.
Regjistrimi i adresës së banimit sjell përfitime dhe akses për gjithë shërbimet publike, por njëherësh ul koston e suportit të qytetarëve.