Bashki të Forta – një ushtrim praktik për decentralizimin dhe qeverisjen e mirë në nivel lokal .
04/07/2022Covid 19- I padukshëm kur u shfaq, por jo i panjohur sot . Takim me strukturat e NJVKSH-ve të qarkut Fier.
08/07/2022Risqet nga fatkeqësitë nuk mund të evitohen por mund të mbahen nën kontroll, pasojat nga fatkeqësitë nuk mund të zerohen por mund të minimizohen .
Pas përfundimit të dokumenteve të Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë në rang kombëtar , Prefektura e Qarkut Fier do të jetë e para që do të nis projektin për hartimin e këtyre dokumenteve në rang lokal në të gjashta bashkitë e qarkut .
Kjo tematikë ishte në fokus të axhendës së takimit të sotëm datë 06.07.2022, mbajtur në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier me prezencë të Drejtorit të AKMC z. Haki Çako, Zëvendës Përfaqësuesit të UNDP për Shqipërinë z. Nuno Queiros , Kryetarëve të Bashkive të Qarkut dhe përfaqësuesve të tjerë nga AKMC dhe UNDP.
Seti i dokumenteve që planifikohen të hartohen nga të gjashta bashkitë e qarkut për të adresuar drejt qëllimin për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë ( ZRF) përbëhet nga
-,Dokumenti i Vlerësimit të Riskut
-Strategjia e Menaxhimit të Riskut dhe
-Plani i Emergjencave civile .
Parë në këndvështrimin e garantimit të një zhvillimi të qëndrueshëm dhe ne aspektin kosto-përfitim unë konsideroj që , aktiviteti i
Zvogëlimit të Riskut nga Fatkeqësitë është një investim me kosto-efektive në parandalimin e humbjeve të ardhshme.
Folësit në takim shprehën falënderim për Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara PNUD , për asistencën teknike të dhënë për AKMC dhe të premtuar për bashkitë e qarkut Fier, si dhe gjithë donatorët e tjerë për kontributin e tyre financiar për hartimin e këtyre dokumenteve në rang kombëtar dhe për angazhimin për të vijuar më mbështetjen për hartimin e tyre në nivel lokal (nivel bashkie ).