Prefekti i i Qarkut Fier, z. Arben Çuko, inspektoi nga afër hidrovorët e qarkut Fier.
19/11/2024Prefekti i Qarkut Fier, z. Arben Çuko, merr pjesë në ceremoninë zyrtare të mbajtur në Lushnjë me rastin e Ditës së Pavarësisë.
28/11/2024Sot, më datë 26.11.2024, në Institucionin e Prefektit të Qarkut, me kërkesën e Prefektit, z. Arben Çuko, u zhvillua takimi me fokus sigurinë në shkolla. Në takim morën pjesë Drejtori i Policisë së Shtetit, drejtues të Zyrave Vendore Arsimore Parauniversitare të Qarkut, Drejtues të policisë Bashkiake si dhe specialistë të arsimit.
Nisur nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në shkollën ” Fan Noli” u diskutua për masat që duhen marrë për të rritur në nivele më të larta sigurinë në shkolla. Gjatë takimit dolën në pah disa problematika:
Nevoja për shtimin e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla
Moslejimi në mënyrë kategorike i përdorimit të telefonave nga nxënësit në mjediset e shkollës
Identifikimi i nxënësve problematikë nga ana e mësuesve kujdestarë dhe shfaqja e një kujdesi më të shtuar ndaj tyre
Rritja e masave të sigurisë nga ana e policisë së shtetit
Kontroll i bizneseve që operojnë pranë shkollave
Takimi vendosi theksin tek bashkëpunimi midis të gjitha institucioneve publike dhe jopublike për arritjen e objektivave me interes të përbashkët në dobi të komunitetit.