SHTABI KOORDINUES NË NIVEL QARKU
21/03/2020Intervista e Prefektit të Qarkut Fier
20/08/2020TAKIM ME DREJTORIN E DREJTORISË VENDORE TË POLICISË FIER
Prefekti i Qarkut Fier, Z. Baki Bala, në datën 14. 04. 2020, organizoi një konsultë me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë, Fier lidhur me situatën e përgjithëshme të rendit dhe sigurisë publike në Qark. Fillimisht Prefekti shprehu vlerësimin e tij për veprimtarinë e policisë në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, veçanërisht atë që lidhet me situatën COVID-19. Menaxhimi i situatës së COVID-19 do të mbetet përparësi e punës edhe në të ardhmen. Situata është në përmirësim, por kjo nuk do të thotë se është ulur efekti infektues i këtij virusi. Përmirësimi, është rrjedhojë e zbatimit të masave për distancim social të përcaktuara në aktet ligjore e nënligjore. Veprimtaria e Policisë duhet të jetë edhe më e domosdoshme, sidomos tani që u zgjerua fasha orare deri në orën 17:30. Prefekti i Qarkut, në rolin e Kryetarit të Komitetit të luftës kundër kultivimit dhe tregëtimit të kanabisit dhe Drejtori i DVP Fier, konsultuan marrjen e disa masave në zbatim të planit të veprimit të hartuar për këtë qëllim.