Takimi i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës për Mbrojtjen Civile në Qarkun Fier.
31/07/2024Prefekti në detyrë i Qarkut Fier, z. Arben Velo, zhvilloi një takim në një biznes fasoneri në Bashkinë Patos.
07/08/2024Sot, më datë 01.08.2024, në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua takimi me Degët Territoriale në kuadrin e analizës së 6-mujorit të parë të vitit 2024.
Në këtë takim morën pjesë drejtuesit dhe përfaqësues të degëve territoriale të qarkut. Gjatë fjalës së tij, Prefekti i Qarkut në detyrë Z. Arben Velo, shprehu pakënaqësinë për neglizhencën e treguar nga shumica e subjekteve duke mos dërguar informacionin e veprimtarisë 6-mujore të kërkuar nga institucioni i Prefektit të Qarkut.
Mungesa e këtij materiali ka krijuar problem në punën e institucionit të prefektit për të nisur informacion në Kryeministri dhe organet e tjera qendrore. Të gjithë institucionet u shprehën lidhur me arritjet dhe problematikat e përgjithshme. Është punuar me shumë përgjegjësi nga të gjitha degët territoriale për të përmbushur të gjitha detyrat sipas fushës së përgjegjësisë që operojnë.
U vendos theksi tek ndihma dhe bashkëpunimi që duhet t’i ofrojmë njëri tjetrit, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të arrijmë sukses në kryerjen e detyrave të përbashkëta.