
Prefekti në detyrë i Qarkut Fier, z. Arben Velo, zhvilloi një takim në një biznes fasoneri në Bashkinë Patos.
07/08/2024
Prefekti në detyrë, znj. Mbarime Isufaj, uron fillimin e vitit të ri shkollor në shkollën 9 vjeçare “Naim Frashëri”
09/09/2024Sot, më datë 04.09.2024 ora 10:00, pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e Nënprefektes, znj. Mbarime Isufaj, e deleguar në detyrë në cilësinë e Prefektit të Qarkut, u zhvillua takimi lidhur me fillimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin e ri arsimor, mbi punën dhe masat e marra lidhur me:
Gjendjen e infrastrukturës,
Regjistrimin e nxënësve në sistemin arsimor parauniversitar,
Sigurimin e transportit të nxënësve,
Kushtet e sigurisë së institucioneve arsimore,
Numrin e shkollave në total, të ndarë sipas kategorive ( e mesme, 9-vjecare etj)
Shpërndarjen e teksteve.
Në takim morën pjesë përfaqësues të Bashkive të qarkut si edhe përfaqësues të DRAP-it dhe ZVAP-ve. Të gjithë pjesëmarrësit diskutuan lidhur me masat e marra dhe theksuan faktin që kanë bashkëpunuar për të arritur rezultatet më të mira të mundshme. Vihet re një ulje e numrit të nxënësve, një fenomen i hasur edhe në vitet e kaluara.
Puna po vazhdon për të përmirësuar edhe problematikat e fundit përpara nisjes së sezonit të ri. Shkollat janë gati për të mirëpritur nxënësit dhe për të filluar një vit të suksesshëm arsimor.