Mbillen 300 fidanë pishe në bregdetin e Darëzezës, pjesë e zonës së mbrojtur Pishporo-Nartë.
01/03/2024Takim mes përfaqësuesve të Ambasadës së Rumanisë në Shqipëri me krerët e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore të Qarkut Fier.
18/03/2024
Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm z. Arben Velo, u zhvillua një takim koordinues me pjesëmarrje të z. Ara Nazinyan, Konsulent Ndërkombëtar në fushën e menaxhimit të riskut nga fatkeqësitë, Z. Doreid Petoshati, Koordinator Kombëtar i projektit RESAL në Shqipëri, Z. Maksimilian Dhima, ekspert i UNDP-së në fushën e mbrojtjes civile, si dhe drejtues të strukturave vendore të mbrojtjes civile.
Fokus i takimit ishte prezantimi i konsulencës dhe objektivave të saj, shkëmbimi i mendimeve mbi ecurinë e punës dhe nevojave që ka sistemi i mbrojtjes civile në nivel qarku dhe bashkie si dhe vijueshmëria e punës në kuadër të projektit RESEAL në gjashtë bashkitë e qarkut Fier në lidhje me hartimin e dokumentit të Strategjisë Vendore për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë.