Takim dypalësh Greqi-Shqipëri, lidhur me projektin Espid4 Vjosa.
03/06/2024Takimi i Grupit Teknik Ndërinstitucional të Punës për Mbrojtjen Civile në Qarkun Fier.
31/07/2024Nisur nga situata e rënduar e zjarreve në nivel kombëtar, udhëzimit të Ministrit të Brendshëm, Z.Balla, sipas të cilit çdo Institucion i Prefektit në Qark të organizojë mbledhjet e Komisionit të Mbrojtjes Civile për, “Rritjen e gatishmërisë, bashkëpunimit dhe reagimit në kohë, për çdo rast zjarri të mundshëm”, Prefekti në detyrë z. Arben Velo, organizoi mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile Qarku Fier, sot më datë 17.07.2024, ora 10:00 ne ambientet e Institucionit të Prefektit Fier.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga gjithë strukturat pjesë e Komisionit të Mbrojtjes Civile, Qarku Fier. Nga strukturat përkatëse u raportua mbi situatën dhe gjendjen aktuale në terren.
Në rolin e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile Qarku Fier, Prefekti në detyrë kërkoi:
- Marrjen e masave shtesë nga të gjitha strukturat e nivelit lokal gjatë kësaj periudhë vere për përballimin e çdo situate emergjente të mundshme,
- Monitorim të vazhdueshëm, 24 orë, në territorin e përgjegjësisë me qëllim për të ndërhyrë qysh në momentet e para në çdo rast të shfaqjes së zjarrit.
- Të ngrihen grupe monitorimi në të gjithë territorin e përgjegjësisë, ADZM, Bashki, Njësi Administrative dhe në çdo fshat sidomos në zonat me risk nga zjarret, zonat turistike dhe plazhet.