
Takim i Prefekti i Qarkut Fier z. Arben Çuko, me z. Achille Provenzano, Konsull i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë.
03/09/2025
Njoftohet urdhri i Ministrit të Drejtësisë për pezullimin e përkohshëm te licencës së ushtrimit të profesionit të noteres Viola Shkurti.
02/10/2025Sot më datë 25.09.2025, në sallën e mbledhjeve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm Z. Arben Velo, u zhvillua takimi i Tryezës Teknike Antitrafikim.
Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave.
Të pranishmit në takim u informuan nga Sekretari i Përgjithshëm i Prefektit të Qarkut Fier z. Arben Velo, në lidhje me kalendarin e aktiviteteve të KRAT-it për muajin Tetor në luftën kundër Trafikimit të Personave, bullizmit, dhunës në familje si dhe në prezantimin dhe miratimin e kalendarit të aktiviteteve për muajin Tetor 2025.
Sekretari i Përgjithshëm, z. Arben Velo, u përqendrua në:
Prezantimin e Kalendarit të aktiviteteve të KRAT-it dhe miratimin e tij nga pjesëmarrësit.
Bashkëpunimin dhe informimin e institucionit të Prefektit të Qarkut nga institucionet e Bashkive për rastet e referuara të fenomenit të trafikimit të personave.
Përcaktimin e strategjive dhe planit të veprimeve në kuadrin e strategjisë kombëtare.
Bashkëpunimin dhe informimi i vazhdueshëm me organet ligjzbatuese për denoncimin e rasteve dhe trajtimit të tyre dhe procedimin e trafikantëve.