Ministri i Brendshëm në ceremoninë për krijimin e Forcave “Shqiponja”, në Fier
04/09/2020Takim i Prefektit të Qarkut
Prefekti i Qarkut sot priti në takim përfaqësuesin e kompanisë franceze Voltalia, e cila fitoi tenderin për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik, në Karavasta.
Ky park do të jetë më i madhi në Ballkan, me kapacitet 140 megavat.
Gjysma e prodhimit (70 MV energji) do të shitet sipas çmimit të përcakruar në proçedurën e tenderit dhe në kontratë, ndërsa 70 megavat do të shitet në treg të lirë.
Ndërtimi i kapaciteteve të tilla të prodhimit të energjisë nga sistemet fotovoltaike, është pjesë e strategjisë së Qeverisë për diversifikimin e burimeve të energjisë së rinovueshme.
Në këtë takim, Prefekti i Qarkut shprehu mbështetjen e institucionit dhe koordinimin e masave me institucione të tjera vendore dhe qëndrore, në interes të plotësimit të detyrimeve dhe të krijimit të një klime të mirë për biznesin.