Takim i Prefektit të qarkut znj. Rajmonda Balilaj, me përfaqësues të Credins Bank, Dega Fier.
04/01/2024Takim i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit të Qarkut Fier.
24/01/2024Ambasadori i Rumanisë, Sh.T.Z. Octavian Serban, sot më 19.01.2024, zhvilloi një takim në Institucionin e Prefektit të qarkut Fier, me Prefekten Rajmonda Balilaj.
Prefektja Balilaj kërkoi mbështetjen e Ambasadës së Rumanisë, si urë lidhëse mes Investitorëve rumunë, të cilët përmes projekteve, të përfshihen drejtpërdrejtë si investitorë në këto fusha.
Ambasadori Serban, theksoi rëndësinë e këtij takimi, duke paraqitur mundësi dhe ide konkrete për zhvillimin e Investimeve rumune në Qarkun Fier.
Ai përmendi projektin e ndërtimit të një Tregu bashkëkohor evropian të produkteve bujqësore në Bashkinë Divjakë, investimet në infrastrukturë për një qytet Smart në Bashkinë Fier, projekte që lidhen me zhvillimin e turizmit, për të rritur aksesin e turistëve në bregdetin e bukur të Qarkut etj.“
Ne mirëpresim hapa konkretë, që do të shoqërojnë investimet rumune edhe në agroturizëm në mënyrë që ta shndërrojmë Fierin në një destinacion të rëndësishëm të turizmit në vend. Si Institucion i Prefektit të Qarkut, do të ngelemi bashkëpunues, nxitës dhe koordinues i projekteve serioze dhe me shumë impakt për zhvillimin e qarkut Fier” tha Prefektja Rajmonda Balilaj.
Ambasadori Serban, shoqërohej nga Drejtori i Seksionit ekonomik në Ambasadën Rumune në Shqipëri, Cristian-DanCutas, ndërsa Prefektja Rajmonda Balilaj nga Sekretari