Takimi për rastet me gripin e shpendëve, datë 24.03.2022
24/03/2022PARANDALIMI I HERSHËM – MËNYRA MË E MIRË PËR TË KONTROLLUAR RRISQET DHE MINIMIZUAR PASOJAT.
15/04/2022Mbështetur në Ligjin Nr.107/2016 “Për Prefektin e Qarkut” neni 20 pika 1, Urdhërin Nr.6 datë 27.01.2017 “Për Krijimin e Komiteteve Rajonale të Luftës Kundër Trafikimit të Personave në çdo Qark të Kryeministrit si dhe Urdhërin Nr.3 datë 20.03.2017”Për ngritjen e Komitetit Rajonal të Luftës kundër Trafikimit të Personave, të qarkut Fier”, të Prefektit të Qarkut Fier, në datën 28.03.2022 ditë e Hënë ora 10.00, në sallën e mbledhjeve në Institucionin e Prefektit Qarku Fier, u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT) Fier dhe Tryezës Teknike (TT) në funksion të tij, me axhendë;
- Miratimi i Rregullores se KRAT Fier
- Miratimi i Planit Rajonal të Veprimit KRAT, për Qarkun Fier për vitin 2022
- Miratimin i kalendarit te veprimtarive për KRAT Fier, 2022.
Prefekti I Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj për arsye angazhimi në një takim të paplanifikuar, në Ministrinë e Bujqësisë, ia delegoi kompetencën për drejtimin e takimit Z. Arben Velo. Në fillim u diskutua rreth problematikave të Luftës Kundër Trafikimit të Personave nga anëtarët e KRAT dhe TT-së, dhe më pas u kalua në miratimin e Rregullores dhe Planit të Veprimit të KRAT me anë të vendimeve përkatëse.
Në fund u miratua Kalendari i aktiviteteve të KRAT Fier , i cili do të pasurohet në vazhdimësi nga institucionet tona , sipas natyrës së institucionit, duke pasur gjithmonë parasysh masat anti COVID 19.
Dokumentacioni i mësipërm i miratuar në datë 28.03.2022, shoqëruar dhe me urdhërat, raportet dhe aktivitetet e zhvilluara u dërgua sipas kërkesës së tij , te Koordinatori Kombëtar.