Takim i Tryezës Teknike të Luftës kundër Trafikimit të Personave.
25/09/2024Prefektja në detyrë, znj. Mbarime Isufaj , mirëpret Presidentin e Republikës Sh. T. Z. Bajram Begaj, në aktivitetin “Brez pas brezi myzeqar”.
28/09/2024Në datë 26.09.2024 në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal për parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm me pjesëmarrës përfaqësues të institucioneve të Bashkive Fier, Lushnje, Mallakastër, të Policisë Vendore Fier, Policisë së Kufirit dhe Emigracionit Vlorë dhe Policisë Ushtarake Vlorë.
Të pranishmit në këtë takim u përshëndetën nga Prefektja në Detyrë, Znj. Mbarime Isufaj.
Në fjalën e tij, Sekretari i Përgjithshëm, z. Arben Velo u përqendrua në:
Koordinimin me institucionin e Prefektit dhe institucionet e Bashkive të Qarkut në luftën për parandalimin dhe evidentimin e vatrave të Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm.
Dhënien përparësi koordinimit dhe bashkëpunimit të Njësive Vendore kryesisht në periferi dhe zonat rurale për rastet e referuara, për trajtimin dhe monitorimin e tyre me efektivitet.
Përcaktimin e strategjive dhe planit të veprimeve në kuadrin e politikës koordinatore në nivel kombëtar.
Menaxhimin e rasteve të Radikalizmit dhe Ekstremizmit të Dhunshëm dhe trajtimin profesional nga specialist të kualifikuar dhe të licencuar të personave-viktima të mundshme të tij.
Krijimin e një marrdhënie koordinimi, komunikimi, bashkëpunimi me të gjitha institucionet e bashkive të qarkut, përfshirë edhe Drejtorinë Rajonale të Arsimit Fier, shkollat, Oficerët e Sigurisë, prindërit dhe mësuesit, psikologët e shkollave të qytetit dhe ato në zonat rurale për rritjen e masave të sigurisë dhe vigjilencën në evidentimin e vatrave të Radikalizmit dhe Ekstremizmit të dhunshëm.