
Vizitë e Presidentit, Sh. T. Z. Bajram Begaj në qytetin e Lushnjës.
04/11/2024
Emërohet Prefekti i ri i qarkut Fier, Z. Arben Çuko.
08/11/2024Sot më datë 07.11.2024 në sallën e mbledhjeve të Institucionit të Prefektit të qarkut Fier u mbajt takimi i Komitetit Rajonal Antitrafikim.
Takimi veç të tjerash kishte për qëllim:
- të evidentojnë problematikat e hasura gjatë zbatimit të Urdhrit të KRAT ekzistues;
- të adresojnë çështjet kryesore që karakterizojnë secilin qark;
- të propozojnë sugjerime dhe mendime për urdhrin e ri që do të hartohet;
- të iniciojnë qasje të reja për mirëfunksionimin e aktit të ri që do të hartohet, duke pasur parasysh ndryshimet strukturore të kuadrit institucional dhe duke i duke i paraprirë ndryshimeve ligjore në fushën antitrafikim.
Takimi u hap me fjalën përshëndetëse, të Prefektes në detyrë Znj. Mbarime Isufaj
Më pas takimi vazhdoi me prezantimin nga përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, të Planit të Veprimit Antitrafikim 2024-2025 , të draft urdhrit të ri dhe risitë që sjellin këto dy dokumente, për tu përshtatur me sfidat e momentit dhe të së ardhmes.
Takimi vazhdoi me diskutime për urdhrin e mëparshëm dhe sugjerime dhe propozime për urdhrin e ri , nga ana e Kryetarit të Tryezës Teknike Z. Arben Velo dhe anëtarët e tjerë të KRAT dhe TT-së.