SHPALLJE PUBLIKE- SHOFER
08/11/2024Festë e ullirit në Mallakastër.Simpoziumi Kombëtar 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut
19/11/2024Sot, më datë 13.11.2024, në Institucionin e Prefektit, nën drejtimin e Prefektit, z. Arben Çuko, u organizua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Fier mbi ecurinë e masave të marra nga strukturat vendore si dhe mbi problematikat e evidentuara për përballimin e emergjencave civile të mundshme gjatë dimrit.
Nga strukturat vendore, pjesë e Komisionit të Mbrojtjes Civile, u raportua në lidhje me masat paraprake të ndërmarra prej tyre për përballimin e situatave emergjente të mundshme gjatë dimrit.
Në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile, Prefekti, kërkoi nga strukturat pjesë e komisionit, sipas fushës së përgjegjësisë, realizimin e detyrave për:
- Garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si në situata normale, ashtu edhe në situata emergjente,
- Mbajtjen në gatishmëri të gjendjes teknike të stacioneve të pompimit në hidroforë, funksionimin e kanaleve të ujërave të lartë, kolektorëve dhe kanaleve kulluese,
- Kontrollin dhe monitorimin e gjendjes së digave, rezervuarëve, ujëmbledhësve dhe mekanizmat e shkarkimit të tyre,
- Përditësimin e të dhënave për gjithë resurset që disponojnë strukturat dhe përcaktimin e mënyrës së përdorimit të tyre në raste situatash emergjente,
- Sigurimin e funksionimit të sistemit të paralajmërimit të hershëm.