1912-1924
Pas shpalljes së Pavarsisë së Shqipërsië, Qeveria shqiptare bëri organizimin administrativ të sanksionuar në “Kanunin e Përtashëm të Administratës Civile të Shqipërisë” të shpallur më 22 nëntor 1913. Vendi u nda në prefektura dhe krahina.Prefekturat ishin tetë: Berati, Dibra, Durrësi, Gjirokastra,Elbasani. Korça Shkodra dhe Vlora. Fieri ishte një nga Nënprefekturat, nën juridiksion të Prefekturës së Beratit
1925-1945
Organizimi dhe funksionimi i Administratës vendore u përcaktua sipas Ligjit organik të Bashkisë, të miratuar më 1921 dhe më pas me Kodin Civil të miratuar gjatë vitit 1928.
Nënprefektura ishte Njësia administrativo-territoriale, me funksione administrative. Prefektura ishte njësia më e madhe e Qeverisjes vendore e drejtuar nga Prefekti, i cili emërohej nga Ministri i Brendshëm dhe aprovohej nga Kryeministri dhe më pas nga Mbreti. Nënprefekti propozohejnga Prefekti.
Prefekti kishte funksione ekzekutive. Në Prefekturë e Nënprefekturë mungonin organet e zgjedhura. Këshilli Administrativ i Prefekturës përbëhej nga shefat e zyrave dhe nga disa (si rregull 2 ) anëtarë të zgjedhur nga populli për dy vjet.
Në vitin 1927 Shqipëria kishte 10 Prefektura, 39 Nënprefektura dhe 69 krahina me 2351 fshatra.
Në vitin 1934 kishte 10 Prefektura, 30 Nënprefektura, 160 komuna,me 2351 fshatra. Në vitin 1940 kishte 10 Prefektura 30 Nënprefektura, 23 Bashki, 136 komuna dhe 2551 fshatra.
NËNPREFEKTËT E FIERIT NË VITET 1913-1944
SHEFQET DAIU 1913-1914
ALI ASLLANI 1914-1915
VELI VASJARI 1916-1918
XHEVDET MEHQEMEJA 1920-1922
TAFIL BOLETINI 1922-1924
HYSEN PRISHTINA 1924-1926
TAHIR SERDARI 1926-1927
KOL RRODHE 1927-1928
RIZA KIKINA 1928-1930
KOL ZADRIMA 1930-1934
HASAN LAME 1934-1935
TAHIR DIZDARI 1935-1939
HASAN DELVINA 1939-1941
IDAJET LEKDUSHI 1941-1942
ZEF PEPAJ 1942 -1943
JAHJA BACE 1943-1944
1945-1992
Pas vitit 1945, u bënë shumë ndryshime në strukturën e ndarjes administrative. Në këtë periudhë kishte 10 Prefektura dhe 61 Nënprefektura. Në vitin 1946 u bë ndarja e re Administrative me 10 Prefektura, 39 Nënprefektura. Në vitin 1947 u suprimuan nënprefekturat dhe në vitin 1953 Qarku zëvendësoi Prefekturën.
Prefektet 1992 – ne vijim
Më pas në bazë të ligjit 7608, datë 22.09.1992 “ Për Prefekturat” u krijuan 12 Prefektura si Njësi që drejtohen nga Këshilli I Ministrave.
1. HAKI MUSTAFA 1994-1998
2. PLATON ARAPI 1998-2002
3. BAFTAJ ZEQAJ 2002-2003
4. RAJMONDA STEFA 2003-2005
5. VLADIMIR MALO 2005
6. SHAHIN BEJTAJ 2005-2009
7. RAUF TROKA 2009
8. BUJAR HASAJ 2009-2012
9. ROBERT BITRI 2012-2013
10. SHKELQIM MURATI 2013
11. XHEVIT BUSHAJ 2013-2017
12. VASIL BREGU 2017
PËRSHKRIMI MBI VULAT
Nënprefektura si Njësi Administrativo-territoriale me funksione civile administrative ka patur vulën përkatëse. Vula e Nënprefekturës Fier ka pësuar ndryshime të herpashershme. Në periudhën e Qeverisë së përkohshme të Vlorës, vula kishte simbolin e shqiponjës shoqëruar përreth nga mbishkrimi”Qeverija e Shqipnies-Nënprefektura e Fierit”.
Pas Kongresit të Lushnjës,në vulën e Nënprefekturës ka vijuar simboli i shqiponjës me mbishkrimin”Nënprefektura Fier”
Në vitin 1928, në vend të shqiponjës, u vendos simboli i Mbretërisë shqiptare me mbishkrimin ”Mbretnija Shqiptare Nënprefektura Fier”
Pas 7 Prillit 1939, në vulë u vendos edhe simboli i sëpatave të Liktorit
Me pushtimin e Shqipërisë nga Gjermania naziste, nga vula u hoqën sëpata e Liktorit dhe u rikthye stema me simbolin e Mbretërisë Shqiptare.
Pas çlirimit të vendit u vendosën simbolet e pushtetit popullor (Shqiponja dhe Ylli)