Takim me Degët Territoriale në kuadrin e analizës së 6-mujorit të parë të vitit 2024.
01/08/2024Takim lidhur me fillimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor për vitin e ri arsimor.
04/09/2024Prefekti në detyrë i Qarkut Fier, Sekretari i Përgjithshëm, z. Arben Velo, zhvilloi një takim në një biznes fasoneri në Bashkinë Patos, ku u prit nga administratori i “Musaj-Z” z. Zini Musaj.
Dhjetëra zonja punojnë pa u lodhur në fabrikën Musaj-Z, duke siguruar të ardhura në familjet e tyre! Rreth 130 punonjëse janë të punësuara në këtë sipërmarrje private, ndërsa kërkohen dhe më shumë se 50 punonjës të rinj. Edhe pse rënia e Euros ka sjellë pasiguri dhe dëmtim ekonomik të këtij sektori, duke qenë se punohet me material porositësi, sërish administratori Zini Musaj është shprehur se në sajë të ndihmës së deritanishme të qeverisë shqiptare dhe të kontratave të lidhura me sipërmarrje të huaja, garantohet vijimësia e punës.
Gjithsesi ai ngriti si shqetësim:
“Ka ardhur koha që sipërmarrjet shqiptare fasoneri, të punojnë me cikël të mbyllur Prodho, Paketo dhe Shit vetë në treg. Kjo garanton vijimësinë dhe përballimin e konkurrencës në tregjet e huaja. Shkollat profesionale duhet të mendojnë për kurse e specializime për kategorinë e mekanikëve në fasoneri, për t’i paraprirë mungesës së teknicienëve dhe specialistëve në të ardhmen si dhe të mos humbasim vëmendjen në ndihmën konkrete sipas përzgjedhjes se projekteve më të mira nga biznesi fason në subvencionimin për makineri për produktet e gatshme.”