
Nga Ndërgjegjësimi në Veprim: “Bashkohuni në luftën kundër trafikimit”.
18/10/2024
Organizohet festa e ullirit ne bashkinë Roskovec,
26/10/2024U mbajt sot në Symizë, Fratar, takimi për të përkujtuar 81 vjetorin e krijimit të Grupit të Tretë Mallakastër më 23 Tetor 1943, grup i cili ka marrë pjesë në luftime të shumta në Mallakastër, Tepelenë, Labëri e Skrapar.
Nga Mallakastra, Prefektja në detyrë, znj. Mbarime Isufaj, u shpreh:
“Sot, pikërisht më 23 Tetor, në emër të institucionit të Prefektit, ju përcjell mesazhin gjithë popullit Mallakastriot, sepse duke nderuar këtë datë përkujtojmë me krenari gjakun e derdhur nga Dëshmorët për lirinë e Atdheut në Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare si një nga pasuritë kombëtare të popullit shqiptar!
Lavdi përjetë Grupit të Tretë të Mallakastrës!
Lavdi dëshmorëve dhe heronjve të Mallakastrës dhe gjithë Shqipërisë!”