
PROGRAMI I DITËS SË TOKËS 22 PRILL 2025 NË QARKUN FIER.
17/04/2025Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, nën drejtimin e prefektit z. Arben Çuko, u organizua sot , mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Fier, me temë:
“Mbi forcimin e masave të mbrojtjes nga zjarri në qarkun Fier, për periudhën qershor–tetor 2025”.
Në fjalën e tij, prefekti falënderoi strukturat e sistemit të mbrojtjes civile në nivel qarku për angazhimin, bashkëpunimin, koordinimin dhe reagimin efikas në përballimin me sukses të situatave të shkaktuara nga zjarret gjatë sezonit të verës, veçanërisht për rastin e fundit të zjarrit në zonën e Darëzezës.
Gjatë mbledhjes, pas diskutimeve të zhvilluara me përfaqësuesit e strukturave përkatëse, prefekti, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile, përcaktoi një sërë detyrash konkrete për strukturat vendore, sipas fushave të tyre të përgjegjësisë, me qëllim rritjen e gatishmërisë dhe efektivitetit në menaxhimin e situatave të mundshme nga zjarret.
Gjithashtu, iu bëjmë një apel qytetarëve të qarkut Fier që të shmangin ndezjen e zjarreve në pyje, kullota, toka bujqësore apo vendgrumbullime mbetjesh, pasi veprime të tilla përbëjnë rrezik serioz për mjedisin, pronën dhe jetën njerëzore.