U organizua sot takimi i dytë i task-forcës rajonale të turizmit.
Qëllimi i këtij takimi ishte për të bërë një analizë të situatës aktuale dhe për të identifikuar çështje që duhen adresuar më mirë në vijim.
Theksi u vendos tek veprimi në mënyrë të koordinuar e bashkërenduar mes aktorëve, anëtarë të këtij organizmi ndërinstitucional, me rol e ndikim në aktivitete që lidhen drejtpërdrejtë apo indirekt me turizmin .