Zhvillohet takimi i Komitetit i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Fier.
07/05/2024Zhvillohet Tryeza e Konsultimit me temë “Rëndësia e KVSP-së në fushën e Policimit në komunitet dhe koordinimi ndërinstitucional.”
09/05/2024Në Institucionin e Prefektit, Qarku Fier, ne date 7 .05.2024, u organizua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile, “Mbi marrjen e masave për përgjigjen ndaj situatave emergjente që mund të shkaktohen nga zjarret gjatë sezonit pranverë-verë 2024”, nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, i deleguar me kompetencat e Prefektit të Qarkut Fier, si dhe me prezencë të drejtueseve të strukturave vendore të sistemit të Mbrojtjes Civile, qarku Fier.
Gjatë takimit, u analizuan disa problematika të evidentura gjatë vitit 2023 si dhe nga drejtuesi i Institucionit të Prefektit u kërkua marrja e masave konkrete nga strukturat vendore për:
Funksionimin në një nivel më të lartë të Komisioneve Vendore të Mbrojtjes Civile
Rishikimin, përditësimin dhe miratimin e plan-masve për emergjencat sezonale verore
Kontrollin e gatishmërisë teknike të mjeteve zjarrëfikse dhe paisjeve mbështetëse
Rritja e bashkëpunimit dhe organizimi i takimeve sensibilizuese me fermerët
Intesifikimin e punës nga Policia e Shtetit për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve zjarrvënës.