Përkujtohen përvjetorët e Beslidhjes së Poçemit.
16/07/2023Tryezë pune me tematikë ” Zvogëlimi i riskut të fatkeqësive në nivel qarku “.
21/07/2023PARANDALIMI i zjarreve, nëpërmjet një pune sensibilizuese nga të gjithë dhe me të gjithë, ishte kryetema e takimit të sotëm të thirrur nga kryetarja e bashkisë Lushnje z. Eriselda Sefa, me kryetarë e Njësive Administrative dhe kryetarët e fshatrave .
Ne vlerësim të rëndësisë së kësaj tematike dhe në rolin e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile për Qarkun Fier asistova këtë takim së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë së Qarkut Fier Z. Lorenc Panganika dhe Shefin e Komisariatit të Policisë Lushnje Z. Agim Basha.
Duke vlerësuar pasojat e riskut nga zjarret potenciale dhe duke synuar minimizimin në maksimum të kostove të këtij rrisku, kërkova vëmendje :
-Për angazhim më të fortë të Kryetarëve të Njësive Administrative dhe Kryetarëve të fshatrave në fushatë sensibilizuese me synimin për të PARANDALUAR që ngjarjet të ndodhin
-Për të fuqizuar marrëdhëniet e bashkëpunimit me strukturat e Policisë së Shtetit dhe kryesisht me SPZ-t si për të adresuar së bashku fushatën sensibilizuese ashtu edhe për të identifikuar personat përgjegjës për zjarrëvëniet .
-Për njoftimin e hershëm të situatës së zjarreve përpara se ato të marrin përmasa të konsiderueshme e të dalin jashtë kontrollit .