Takim me përfaqësues të bashkive dhe drejtorive rajonale të qarkut Fier.
10/03/2023Urim i Prefektit të Qarkut, Z. Lefter Shehaj për ditën e SULLTAN NEVRUZIT.
22/03/2023Disa vizitor special frekuentuan sot Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier .
Ishte në nderin dhe kënaqësinë time të mikëprisja pjesëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes (KLSM 13 ) .
Pjesë e këtij kursi janë jo vetëm ushtarak dhe përfaqësues të institucioneve më të larta të vendit, por edhe përfaqësues nga Italia, Bullgaria, Kosova, Greqia, Gjeorgjia dhe Maqedonia e Veriut .
I njoha pjesëmarrësit me misionin e Prefektit të Qarkut si dhe për rolin e tij në çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes e në veçanti përgjegjësitë e tij si drejtues i task-forcave në përbërje të së cilës ka njësi të Forcave të Armatosura .
Po kështu theksova që në kushtet e globalizmit përveç oportuniteteve për zhvillime pozitive janë shtuar edhe rreziqet e sigurisë si rezultat i modifikimit të metodave të kërcënimit .
Kërcënimi i sigurisë së një vendi sjell efekte zinxhir edhe në vendet e tjera të përfshira ose jo në partneritete .
Lufta Rusi – Ukrainë ishte prova më e qartë e efektit global të kërcënimit të sigurisë së një vendi .
Kjo e bënë të domosdoshëm adresimin e çështjeve të sigurisë dhe mbrojtjes në mënyrë të bashkërenduar me fqinjët dhe aleatët.
Po kështu i njoha pjesëtarët e KLSM 13 me vlerat arkeologjike , të trashëgimisë kulturore, me pasuritë natyrore, me potencialet turistike si dhe me rolin domethënës të qarkut Fier në zhvillimet ekonomike të vendit .
Në fund të fjalës time ju urova suksese gjithë anëtarëve të këtij kursi, në këtë angazhim aktual dhe në karrierat e tyre në të ardhmen, në dobi të një shoqërie më të sigurt .
Pas takimit, grupi i KLSM 13 vijoj me një vizitë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë