Ekspozite e nxënësve të qarkut Fier , në pararendje të ” Ditës ndërkombëtare të zvogëlimit të riskut nga fatkeqësitë “
12/10/2022NJË FJALË MIDIS NDJESËS DHE KËSHILLËS
11/11/2022Katër breza qytetarësh, nga ata që lufta e dytë botërore i gjeti fëmijë e deri tek fëmijët e tetë dekadave me vonë, u mblodhën sot ne Symizën e Mallakastrës martire për të përkujtuar 79-vjetorin e krijimit të Grupit të Tretë të Mallakastrës.
Ky formacion luftarak thirrur nga ndërgjegjja e kombit shënon një nga kulmet e historisë të lavdishme të LANÇ-it.
Pushtuesit, ua dogjën shtëpitë mallakastriotëve për t’i nënshtruar, por harruan se u kishin ndezur më shumë zjarrin e urrejtjes .
Një popull si yni, armatosur me dëshirën e zjarrtë për liri , frymëzuar nga trashëgimia patriotike e rilindjes kombëtare , bekuar nga drejtësia e luftës çlirimtare mundi t’ia dilte i vetëm të përballej me monstrën e mirë armatosur nazi-fashiste dhe të renditej në koalicionin fitues të luftës së dytë botërore.
Që historia të mos harrohet, duhet të thuhet, shkruhet e të përkujtohet.
Mirënjohje deri në përulësi dëshmorëve, heronjve dhe luftëtarëve të LANÇ-it dhe luftërave të të gjithë kohërave , kontributi i të cilëve bën me nder Shqipërinë dhe çdo shqiptar !