Analiza vjetore e punës e ZVAP Divjakë.
01/02/2023Analiza vjetore e punës e ZVAP Roskovec.
03/02/2023NËSE JETA ËSHTË NJË VARG BETEJASH, ARSIMI ËSHTË ARMA MË PAQËSORE PËR TI FITUAR .
Prefekti i Qarkut Fier Z.Lefter Shehaj,së bashku me Nënprefekten e rrethit Mallakastër znj. Mbarime Isufaj, Nënkryetaren e Bashkisë Mallakastër znj. Armela Malaj, Shefin i Komisariatit të Policisë z. Gerald Toska dhe përfaqësuesen e DRAP Fier znj. Ardenisa Salaj, morën pjesë në analizën vjetore të punës së ZVAP Mallakastër për vitin 2022.
Rezultatet e provimeve VANAF, PKAB dhe të Maturës Shtetërore, si një matës i jashtëm i punës së kryer nga nxënësit dhe stafet mësimdhënëse, tregonin për një përmirësim të treguesve si të kalueshmërisë ashtu edhe të notës mesatare në raport me vitin paraardhës 2021 .
Prefekti, z.Shehaj, ndërsa falënderoi drejtuesit e shkollave dhe të ZVAP -it për punën e përkushtimin e tyre të përkthyer në rezultate më të mira se një vit më parë , kërkoi angazhim më të fortë për të përmbushur pretendimet në rritje lidhur me :
Qëndrueshmërinë e notës në provime në raport me notën vjetore .
Një rezultat më të mirë të mësuesve në provimet e kualifikimit .
Sigurimin e shërbimit psiko-social në çdo shkollë .