Qeveria ekziston për t’ju ofruar siguri qytetarëve të saj.
16/11/2022PARKU DIVJAK-KARAVASTA , KAPITAL NATYROR I NJË INTERESI NDËRKOMBËTAR.
25/11/2022FATKEQËSIA MË E MADHE ËSHTË ATËHERË KUR REFUZOJMË TË MËSOJMË NGA PËSIMET
————————————————————————–
Gjatë ditës së sotme, në ambientet e Prefekturës Fier u organizua mbledhja e Komisionit të Mbrojtjes Civile të Qarkut me tematikë:
” Analiza e rezultateve të punës për përballimin e situatave emergjente të zjarreve përgjatë vitit 2022 dhe marrja e masave parandaluese për përballimin e situatave të mundshme emergjente përgjatë sezonit dimëror.
– Në fjalën e tij Prefekti i qarkut Z.Lefter Shehaj shpreha vlerësimin për punën e strukturave të MZSH-ve në të 6-ta (gjashta) bashkitë e Qarkut Fier, për angazhimin, bashkëpunimin, koordinimin dhe forcën e reagimit në përballimin me sukses të situatave të krijuara nga zjarret përgjatë sezonit të verës.
– Gjithashtu, në kuadër të masave parandaluese për përballimin e situatave të mundshme emergjente përgjatë sezonit dimëror, Prefekti i Qarkut Z. Shehaj u kërkoi strukturave Operacionale, marrjen e një sërë masash sipas fushave të tyre të përgjegjësisë për ti paraprirë situatave emergjente të mundshme që imponohen nga faktor natyror që lidhen me sezonin :
U kërkua hartimi i planit të masave dhe mbajtja në gatishmëri e logjistikës dhe strukturave operacionale nga
1.Nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore ( bashkitë)
2.Nga strukturat qendrore në nivel lokal (Degët territoriale ) si
-ARRSH
-Drejtoria Rajonale e Bordit të Kullimit
-Drejtoria Vendore e Policisë së Shtetit
-Drejtoria e Spitalit Rajonal Fier
-OSHEE
-NJTL
-NJVKSH
Nga të pranishmit në takim, u bë një parashtrim i masave organizative e teknike të marra nga të gjithë institucionet për përballimin e situatave emergjente në këtë sezon dimëror.