TAKIM PËR MBARËVAJTJEN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2021-2022.
29/09/2021TAKIMI I PREFEKTIT TË QARKUT ME DREJTORËT E DEGËVE TERRITORIALE QË VEPROJNË NË QARK.
16/11/2021Mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Divjaka-Karavasta.
Ditën e martë më datë 19 Tetor 2021, u mbajt në “Divjaka Resort” në Divjakë, mbledhja e Komitetit të Menaxhimit të Parkut Kombëtar Divjaka-Karavasta.
Mbledhja u zhvillua nën moderimin e Kryetarit të Komitetit të Menaxhimit Z.Arben Velo dhe pjesmarrës ishin 27 përfaqësues të disa institucioneve dhe grupeve të interesit.
U raportua mbi veprimtarinë për periudhën Korrik-Tetor 2021, prezantimin mbi ecurinë e projektit JICA dhe diskutime nga anëtaret e Komitetit të Menaxhimit. Mbledhja konkludoi me disa cështje për të cilat, AdZM Fier dhe institucionet përkatëse do të bashkëpunojnë për zgjidhjen e tyre, në dobi të mirëmenaxhimit të parkut , zbatimit të legjislacionit , si dhe në funksion të promovimit të aktiviteteve të qëndrueshme në territorin e parkut.