KONSTITUIME
04/09/2019MBI VEPRIMTARINË E KVVTP
23/01/2020LEGALIZIMI I DOKUMENTAVE
Vërtetimi (legalizimi) i dokumenteve, të cilat përdoren për jashtë vendit, që bëhen nga Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier, do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit të postës.
Cdo shtetas, i cili ka nevojë për të legalizuar dokumentet, i drejtohet zyrës më të afërt postare. Afati i legalizimit të dokumentit dhe dërgimit të tij pranë postës Suaj do të bëhet, si më poshtë:
- Për shtetasit e Bashkisë Fier – Brenda 24 orëve.
- Për shtetasit e Bashkisë Patos – Brenda 24 orëve.
- Për shtetasit e Bashkisë Roskovec – Brenda 24 orëve.
- Për shtetasit e Bashkisë Lushnje – Brenda 48 orëve.
- Për shtetasit e Bashkisë Mallakastër – Brenda 48 orëve.
- Për shtetasit e Bashkisë Divjakë – Brenda 48 orëve.
Qytetari nuk është më e domosdoshme të udhëtojë dhe të pres radhën pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut. Ky projekt i Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier është në zbatim të Programit të Qeverisë “Rama 2” dhe synon përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarit.
Dokumentet që paraqiten për vërtetim pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier për tu përdorur per jashte shtetit janë :
Dokumentet e lëshuara nga shërbimi i gjëndjes civile .
Bazuar në ligjin Nr.1029, datë 11.5.2009 “ Për Gjendjen Civile “ i ndryshuar dokumentet bazë që mban shërbimi i gjëndjes civile dhe për të cilat lëshon dokumente janë :
- Dokumentet bazë, që mban shërbimi i gjendjes civile dhe per te cilat lëshon kopje sipas kërkesës së shtetasve janë:
a) akti i lindjes
b) akti i martesës
c) akti i vdekjes;
ç) regjistrat themeltarë;
d) Regjistri Kombëtar;
dh) proçesverbali/proçesverbalet për ndryshim emri, mbiemri;
e) proçesverbali/proçesverbalet për bashkim dhe veçim familjar.
- Dokumentet bazë, që lëshon zyra e gjendjes civile, janë:
a) çertifikata e lindjes;
b) çertifikata martesore;
c) çertifikata e familjare;
ç) çertifikata e vdekjes.
Dokumentet e lëshuara sipas pikës 1 dhe 2 të Kreut I të këtij Aneksi duhet të jenë të nënshkruara nga nëpunësi i gjendjes civile dhe të vulosura me vulën e zyrës së gjëndjes civile përkatëse.
Vërtetime dhe dokumenta të lëshuara nga Njesite e Vetëqeverisjes Vendore :
Për Këshillin e Qarkut Fier Të nënshkruara nga Kryetari i Këshillit të Qarkut
Për Bashkinë Fier Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë
Të nënshkruara nga personi i autorizuar
Të nënshkruara nga Kryetarët e Njësive Administrative
Për Bashkinë Patos Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë
Për Bashkinë Roskovec Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë
Për Bashkinë Mallakastër Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë
Për Bashkinë Lushnje Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë
Për Bashkinë Divjakë Të nënshkruara nga Kryetari i Bashkisë