Verifikimi i Ligjshmerise
Neni 16 Verifikimi i ligjshmërisë së akteve
- Zbatimi i akteve të organeve të njësive të vetëqeverisjes vendore bëhet në përputhje me përcaktimet e bëra në ligjin për vetëqeverisjen vendore.
- Prefekti i qarkut bën verifikimin e ligjshmërisë së vendimeve, urdhrave dhe urdhëresave me karakter normativ të organeve të vetëqeverisjes vendore, pa penguar zbatimin e tyre, duke respektuar procedurën e mëposhtme:
- çdo organ i njësisë së vetëqeverisjes vendore është i detyruar të depozitojë te prefekti i qarkut të gjitha aktet me karakter normativ, brenda 10 ditëve nga data e shpalljes së tyre. Marrja dijeni nga prefekti i qarkut për aktin e depozituar nga organi i njësisë së vetëqeverisjes vendore vërtetohet me regjistrimin e tij në zyrën e protokollit të prefektit;
- për çdo akt të regjistruar në zyrën e protokollit, prefekti i qarkut detyrohet të shprehet për ligjshmërinë e tij, brenda 10 ditëve nga data e regjistrimit, sipas procedurave të mëposhtme:
- në rastet kur vëren papajtueshmëri ligjore të aktit, prefektit të qarkut i lind e drejta t’ia kthejë atë organit përkatës të njësisë së vetëqeverisjes vendore, duke argumentuar shkeljet e vërejtura. Në këtë rast, organi i njësisë së vetëqeverisjes vendore rishqyrton aktin;
- vendimi i marrë nga organi i njësisë së vetëqeverisjes vendore, pas rishqyrtimit të aktit të kthyer nga prefekti i qarkut, depozitohet pranë prefektit të qarkut me të njëjtën procedurë dhe afat sipas përcaktimit të shkronjës “a”, të kësaj pike;
- në rast se vërehen përsëri papajtueshmëri ligjore në aktin e rishqyrtuar, prefekti i drejtohet gjykatës kompetente për çështjet administrative, nën juridiksionin e së cilës është organi i njësisë së vetëqeverisjes vendore, duke kërkuar deklarimin e pavlefshëm të këtij akti. Prefekti i qarkut ka të drejtën e kthimit vetëm një herë të një akti;
- në rastet kur vëren shkelje ligjore në akt dhe vlerëson se kthimi i aktit nga organi i njësisë së vetëqeverisjes vendore nuk do të jetë i frytshëm, prefektit i lind e drejta që, pa ndjekur procedurën e përcaktuar në shkronjën “b”, nënparagrafi “i”, të kësaj pike, të kërkojë pavlefshmërinë e aktit drejtpërdrejt në gjykatën kompetente për çështjet administrative, nën juridiksionin e së cilës ndodhet organi i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Kur kërkon pavlefshmërinë e aktit në gjykatë, prefekti i qarkut njofton organin e njësisë së vetëqeverisjes vendore.
Vendimet e keshillave bashkiake
Zhvillimi Urban
Në zbatim të Ligjit Nr. 107/2014 “Për Planifikimin dhe Zhvillimin e Territorit”, i ndryshuar, neni 9, Njësite e Qeverisjes Vendore miratojne Planin e Përgjithshëm Vendor në perputhje me politikat e qeverisë për planifikimin dhe zhvillimin e territorrit si dhe bazuar në Planin e Përgjithshëm Kombëtar PPK “ Shqipëria 2030” miratuar me vendim të KKT-së datë 14.12.2016 si instrumenti më i lartë i planifikimit territorial në Shqipëri, i cili adreson në mënyrë të integruar çështjet e planifikimit, duke e parë territorin shqiptar si një të tërë.
Bashkitë kanë planet e përgjithëshme vendore si më poshtë:
Bashkia Fier - PPV miratuar me vendim KKT Nr.5 Dt.29.12.2016 http://planifikimi.gov.al/index.php?id=732
Bashkia Lusnje – PPV miratuar me vendim KKT Nr.4 Dt.29.12.2016 http://planifikimi.gov.al/index.php?id=732
Bashkia Divjake – PPV miratuar me Vendim KKT NR.9 8.02.2018 http://planifikimi.gov.al/index.php?id=735
Bashkia Mallakaster – ne Proces pune per hartimin e PPV: eshte ndermarre nisma
Bashkia Roskovec– ne Proces pune per hartimin e PPV: eshte ndermarre nisma
Bashkia Patos– ne Proces pune per hartimin e PPV: eshte ndermarre nisma