ANALIZA VJETORE E PUNËS SË ZVAP LUSHNJE .
01/02/2023Analiza vjetore e punës së ZVAP Mallakastër.
02/02/2023Sot në datë 01.02.2023 Institucioni I Prefektit të Qarkut Fier, përfaqësuar nga Sekretari I Përgjithshëm Arben Velo, Përgjegjësja e Sektorit të Monitorimit të Kompetencave Vendore dhe Funksioneve të Deleguara Blerta Gjoka, mori pjesë në analizën vjetore të ZVAP Divjakë.
Në takim u analizua veprimtaria e vitit mësimor 2021-2022, ku u evidentuan arritjet kryesore dhe problematikat.
Si arritje u vlerësua procesi mësimdhënës, qëndrueshmëria në vlerësim i nxënësve në procesin mësimor dhe maturë shtetërore, nisja e zbatimit në shkollat e ZVAP Divjakë, të programit të Ministrisë në Art , Zeje dhe Sport, reformimi I Kurrikulës mësimore etj.
U kërkua bashkëpunimi me pushtetin lokal në rikonstruktimin e godinave shkollore, si rasti I shkollës në Mizë, evitimi I problematikave në rekrutimin e stafit mësimor dhe plotësimin e vendeve vakantë me punonjës socialë, ,rritja e sigurisë në shkolla, nëpërmjet mbulimit me oficerë të sigurisë, rritja e bashkëpunimit mësues- prindër, njohja e nxënësve dhe prindërve me rregulloren e maturës shtetërore.