
Monitorohet nga afër situata e reshjeve përgjatë rrjedhës së lumit Vjosë.
19/11/2025
Organizohet tryezë pune me përfaqësues të këshillave bashkiake dhe administratës së bashkive të qarkut Fier.
25/11/2025Sot më datë 25.11.2025 Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier, mori pjesë në aktivitetin sensibilizues “ Për t’i Dhënë Fund Dhunës Digjitale ndaj grave dhe vajzave”.
Aktiviteti u zhvillua me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, dhe u organizua nga Bashkia Fier në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.
Në mënyrë paqësore, u realizua një marshim përgjatë pedonales së vogël, pranë sheshit Xhamia, ku pjesëmarrësit mbajtën banderola dhe mesazhe ndërgjegjësuese.
Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të bashkisë dhe te institucioneve të tjera.


