
Shpallje Publike e aktit shkresor të Degës së Doganës Fier Nr.4541 Prot. date 03/12/2025, ndaj subjektit “Bimba Shoes” sh.p.k.
18/12/2025
Ndahet nga jeta ish-Prefekti i qarkut Fier Baki BALA.
18/12/2025Sot në datë 18.12.2025, në sallën e mbledhjeve në Prefekturë, do të zhvillohet takimi i Tryezës Teknike (TT) , me pjesëmarrje te anëtarëve të Tryezës Teknike Antitrafikim të qarkut Fier.
Takimin e drejtoi Z. Arben Velo , Kryetar i Tryezës Teknike (Sekretar i përgjithshëm i Institucionit te Prefektit), i cili ndërmjet të tjerave u shpreh:
“ Sot trafiku nuk duhet parë vetëm e thjesht si një dukuri e nxjerrjes së njeriut jashtë kufijve të vendit. Kemi trafikim fëmijësh që përdoren për lypsa nga njëri rreth në tjetrin. Edhe fëmijë të qarkut të Fierit nuk mund të përjashtohen nga përdorimi në kryeqytet e Shqipërisë dhe Kosovës.
Ka ende dhe shumë dukuri që lidhen me trafikimin e grave dhe vajzave për qëllime përfitimi po brenda vendit.
Duke u cilësuar ende si një problem jo vetëm për shtetin tonë, shoqërinë tonë, por e vlerësuar me ngjyrë të kuqe alarmi, duhet çdo ditë e më shumë që këtë problematikë ta ngremë në nivelin e alarmit publik. Të mos mbetemi vetëm në pozitën e identifikimit të problemit por në mënyrë operative të kalojmë direkt dhe në dhe zgjidhjen e tij.
Duke qenë një problem i shoqërisë tonë duhet të gjejmë rrugët, mjetet dhe mënyrat për të shkuar tek kjo shoqëri, për ta bërë atë bashkëpunëtore të kësaj përpjekjeje të madhe. Vetëm duke qenë të gjithë së bashku mund të arrijmë rezultate të qëndrueshme, konkrete në luftën kundër trafikut të qenieve njerëzore.
Nga ana juaj, si përfaqësues të institucioneve sidomos të bashkive, kërkoj qe te jeni mbështetës jo vetëm në pjesëmarrjen në aktivitetet që do të zhvillohen, por dhe në mbështetjen financiare me mjetet e nevojshme ndaj shkollave të qarkut tonë , për zhvillimin e aktiviteteve Antitrafikim.
Tani të gjithë jemi të ndërgjegjshëm që trafikimi i qenieve njerëzore, trajtohet sot si një nga problemet prioritare te shoqërisë. Në instrumentet e ndryshme ndërkombëtare, trafikimi i qenieve njerëzore konsiderohet si një shkelje e të drejtave themelore të njeriut, të dinjitetit dhe të integritetit të qenieve njerëzore”.
Takimi vazhdoi me diskutime , në të cilat përfaqësuesit e institucioneve trajtuan edhe:
- Problematikat e hasura mbi format më shqetësuese të trafikimit,
- Bashkëpunimi ndërinstitucional për adresimin e trafikimit të qenieve njerëzore në nivel vendor;
- Koordinimi i shërbimeve të mbështetjes për viktimat e trafikuara dhe sigurimi i një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe efektive.
- Evidentimi i problematikave të hasura mbi aktivitet antitrafikim për vitin 2025, si dhe mbështetjen nga bashkitë e qarkut Fier, për zhvillimin e këtyre aktiviteteve




