
Aktivitet sensibilizues “ Për t’i Dhënë Fund Dhunës Digjitale ndaj grave dhe vajzave”
25/11/2025
Njoftohet urdhri i Ministrit të Drejtësisë, nr.654 datë 11.11.2025, për heqjen e licencës së ushtrimit të profesionit të noterit Valentin Lleshi.
04/12/2025Në datën 25.11.2025, në Prefekturën Fier, u organizua një tryezë pune me përfaqësues të këshillave bashkiake dhe administratës së bashkive të qarkut Fier, për një bashkërendim dhe koordinim ndërinstitucional, si bazë për një qeverisje të mire vendore në shërbim të qytetarëve.
Tryeza u përshëndet nga sekretari i përgjithshëm i prefekturës z. Arben Velo dhe u moderua nga Znj. Lindita Oshafi eksperte nga Projekti i Bashkive të Forta në Shqipëri.
Për pjesëmarrësit u prezantuan paketa ligjore që duhet të zbatojnë NJVV-të dhe seti i gjithë dokumenteve ligjorë që shoqërojnë procesin e vendimmarrjes përfundimtare nga Këshilli i Bashkisë.
Me fokusin kryesor tek ligji i informimit dhe konsultimit publik, u theksua fakti, që verifikimi i ligjshmërisë së vendimeve nga Prefektura të shoqërohet edhe me verifikimin e zbatimit të legjislacionit për përgatitjen dhe publikimin në faqen web të dokumenteve dhe proceseve që shoqërojnë vendimmarrjen e këshillit të bashkisë.


