
Takimi me përfaqësuesit e ISHMT-së dhe me përfaqësuesit e 6 bashkive të Qarkut Fier.
21/08/2025Prefekti i Qarkut Fier z. Arben Çuko, priti në një takim z. Achille Provenzano, Konsull i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë.
Në takim u evidentuan marrëdhëniet miqësore dypalëshe, intesifikimi i bashkëpunimit me qarkun Fier, në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve, bazuar në projektet dhe programet e Kooperacionit Italian për Zhvillim.
Prefekti i Qarkut Fier falënderoi Konsullin e Përgjithshëm të Italisë në Vlorë, për bashkëpunimin e ndërsjellë, mbështetjen e konsullatës në programet e veçanta në bashkëpunim me organizata të ndryshme.
Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë e cilësoi qarkun Fier si mjaft të rëndësishëm, ndërsa përmendi bashkëpunimin me Institucionin e Prefektit Fier në lidhjet kulturore, arsimore dhe mediatike, programet e shkëmbimit arsimor dhe mediatik, duke përfshirë promovimin e gjuhës dhe kulturës italian në këtë qark.