
Shpallje publike , për subjektin “ALBA CONVERTING” sh.p.k, me administrator znj. Elisabeta Yzeiraj.
20/06/2025
Takim përmbyllës në qarkun Fier, për fazën e parë të projektit RESEAL.
03/07/2025Mbështetur në nenin 20 pika 1 të Ligjit Nr. 107/2016 “Për Prefektin e Qarkut” dhe në zbatim të urdhrit nr. 185, datë 31.10.2023 të Kryeministrit “Për ngritjen dhe funksionimin e Komiteteve Rajonale për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, Urdhrit nr. 27, dt. 22.01.2024 të Prefektit të Qarkut Fier, sot me 26.06.2025, në sallën e mbledhjeve në Institucionin e Prefektit të Qarkut Fier, u zhvillua takimi i Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Qarkut Fier.
Mori pjesë në këtë takim znj. Suela Bedeni, Përgjegjëse Sektori në Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në Ministrinë e Brendshme, me agjendë:
Informacione dhe diskutime mbi problematikat e hasura gjatë periudhës Janar-Qershor 2025, për parandalimin dhe kundërshtimin e Ekstremizmit të dhunshëm.
Diskutime dhe propozime për zgjidhje.
Në këtë mbledhje morën pjesë anëtarët e Komitetit Rajonal për Parandalimin e Radikalizmit dhe Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm të Qarkut Fier.
Prefekti i Qarkut Fier z. Arben Çuko, falënderoi anëtarët e Komitetit për punën e bërë gjatë gjashtë mujorit të parë 2025 si dhe kërkoi vazhdimësinë e punës në të ardhmen, duke përcaktuar si objektiv të punës : evidentimin, sinjalizimin dhe adresimin e çdo forme radikalizmi dhe ekstremizmi të dhunshëm, duke qenë të vetëdijshëm për vështirësitë që mund të hasen gjatë punës sidomos me të rinjtë dhe shtresat vulnerabël, në nivel qarku.
Çdo institucion duhet jo vetëm të përfshihet në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, por i del si detyrë të mbledhë informacion dhe të bashkëpunojë për të analizuar dhe adresuar çështjet e kërcënimit dhe të rreziqeve që shfaqen në nivel lokal dhe qarku.