Njoftohen urdhrat e Ministrit të Drejtësisë për heqje /pezullim të licencës, noterëve: Behar Leka, Ylli Çela dhe Aleko Anagnosti .
09/06/2025
Takim i Prefekti i Qarkut Fier z. Arben Çuko, me Z. Anar Huseynov, Ambasador i Republikës së Azerbajxhanit.
19/06/2025Sot më datë 17 qershor, me kërkesë të Drejtorisë së Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Mbrojtjes së të Drejtave të Fëmijës dhe me mbështetjen e OSBE-së,u zhvillua takimi i Tryezës Teknike të Qarkut Fier me tematikë, “Bashkëpunimi ndërinstitucional për adresimin e trafikimit të qenieve njerëzore në nivel vendor”.
Takimi kishte për qëllim:
– të evidentojnë problematikat e hasura mbi format më shqetësuese të trafikimit, si trafikimi i fëmijëve dhe shfrytëzimi i shtetasve të huaj;
– të rrisin bashkëpunimin ndërinstitucional për adresimin e trafikimit të qenieve njerëzore në nivel vendor;
– të koordinojnë shërbimet e mbështetjes për viktimat dhe sigurimi i një përgjigjeje gjithëpërfshirëse dhe efektive.
Në takim diskutua për :
- Rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për referimin dhe menaxhimin e rasteve të trafikimit të personave
- Duke patur parasysh lehtësimin e procedurave për qytetarët e huaj që vizitojnë Shqipërinë ,dhe për ata që vijë të punojnë, tashme jemi një destinacion i mundshëm për shfrytëzim dhe trafikim të personave .Për kushtet e reja ne te cilat ndodhemi ,të sinkronizohet e koordinohet veprimtaria e organeve të ruajtjes së kufirit me organet vendore dhe ato ligjzbatuese, për evidentimin dhe trajtimin e rasteve te trafikimit dhe shfrytëzimit të personave, pavarësisht prejardhjes së tyre.
- Të financohen e buxhetohen nga fondet e veçanta Prefekturat e Qarkut dhe institucionet e bashkive për aktivitetet që kryejnë në sensibilizimin e qytetarëve, kryesisht të shtresave vulnerabël.
- Trafikimi i personave ,përveç vepër penale ,është edhe një sfidë për shoqërinë civile, si e tillë kërkon një impenjim ,koordinim dhe bashkëpunim të të gjithë aktorëve të përfshirë për evidentimin dhe referimin e çdo rasti trafikimi.
- Duke patur në vëmendje edhe situatën aktuale në rajon dhe më gjerë, kërkohet një organizim dhe vigjilencë e shtuar sidomos në kontrollin e kufijve shtetërorë në sezonin turistik ku qarkullimi i personave është më intensiv.
- Një rol të veçantë dhe shumë të rëndësishëm merr Inspektorati i Punës në rastin e shfrytëzimit të punëmarrësve të huaj nga bizneset vendase në identifikimin, ndëshkimin dhe referimin e këtyre rasteve në organet ligjzbatuese
- Një tjetër problematikë është përcaktimi dhe cilësimi i veprës penale nga prokuroria që nuk kanë të njëjtin perceptim për fenomenin me specialistët dhe koordinatorë që e referojnë si të tillë..
Në takim u vu theksi në:
- Në rritjen e bashkëpunimit dhe të koordinimit për evidentimin, referimin dhe menaxhimin e rasteve të trafikimit të personave
- Në buxhetimin dhe alokimin e fondeve të veçanta për aktivitetet sensibilizuese antitrafikim.
- Në rritjen e kontrollit të kufijve shtetërorë për parandalimin e trafikimit sidomos në sezonin turistik veror ku fluksi i turistëve është më i madh.
- Bashkëpunimi dhe sinkronizimi i komunikimit me qytetarët dhe organet ligjzbatuese të jetë i hapur, transparent dhe efektiv.