Ditën e sotme, në Institucionin e Prefektit të Qarkut u zhvillua takimi me fokus masat e shtuara për festat e fundvitit. Në takim morën pjesë përfaqësues nga Bashkitë e qarkut, Drejtoria vendore e policisë si edhe përfaqësues të drejtorive AKU, OSHEE, Spitali, Posta Shqiptare dhe ISHSH. Këto institucione kanë rol kryesor në mbarëvajtjen e festave të fundvitit.
Problematikat kryesore gjatë kësaj periudhe të fundvitit janë rreziqet lidhur me:
- sigurinë fizike të qytetarëve,
- sigurinë rrugore,
- sigurinë ushqimore,
- sigurinë e shëndetit,
- abuzimi me pijet alkoolike
- ndotja akustike
- përdorimi i fishekzjarrëve dhe lëndëve plasëse
- garantimin dhe furnizimin me energji elektrike të gjithë banorëve
- ushqimi i pakontrolluar që shitet në tregjet ambulante të paliçensuara,
- gatishmëria e strukturave operacionale të emergjencave civile etj.
Në këtë periudhë rritet mundësia të ndodhin ngjarje të paparashikuara, ndaj drejtoritë duhet të mobilizohen për të përmbushur objektivat e caktuara. Shmangia në mënyrë të suksesshme e të gjitha problematikave kërkon patjetër bashkëpunimin ndërmjet institucioneve sepse ky bashkëpunim siguron mbarëvajtjen e punës.