Organizohet festa e ullirit ne bashkinë Roskovec,
26/10/2024Vizitë e Presidentit, Sh. T. Z. Bajram Begaj në qytetin e Lushnjës.
04/11/2024Takim i Këshillit të Basenit Ujor Seman.
Sot, më datë 30.10.2024, u mbajt mbledhja e Këshillit të Basenit Ujor Seman, e drejtuar nga Prefektja në detyrë, znj. Mbarime Isufaj, në cilësinë e Kryetares së këtij Këshilli.
Mbledhja nisi me raportimin e Përgjegjësit të sektorit të Monitorim-Kontrollit pranë ZABU Shkumbin-Seman, z. Rezar Hazizi, për periudhën kohore Shkurt-Shtator dhe u finalizua me miratimet e lejeve, sipas kërkesave të subjekteve, për:
- Përdorim burimi ujor nëntokësor për qëllime të ndryshme (higjeno-sanitare),
- Përdorim burimi ujor kurativ, mineral, termomineral dhe gjeotermal,
- Përdorim burimi ujor sipërfaqësor për prodhim hidroenergjitik,
- Përdorim burimi ujor për ndërtim, rindërtim apo shembje për mbrojtjen e brigjeve, mureve dhe pritave e veprave të tjera në brigje,
- Shfrytëzim uji nëntokësor për qëllime familjare (jo ujë të pijshëm),
- Shkarkim të ujërave të ndotur dhe kryerje shpimi nëntokësor për nxjerrje uji.