ANALIZA E PUNËS SË DREJTORISË RAJONALE TË ARSIMIT PARAUNIVERSITAR, FIER.
15/02/2023TRANSPARENCA SI DETYRIM INSTITUCIONAL.
01/03/2023Qeveria shqiptare ka vendosur të përgatisë dosjen e kandidaturës për të regjistruar lumin e Vjosës si Rezervat Biosferik i UNESCO-s me qëllim mbrojtjen e biosferës të këtij thesari të jashtëzakonshëm kombëtar. Vjosa konsiderohet si lumi i fundit ende i egër në Evropë.
Duke ju përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me këtë aplikim, Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s Audrey Azoulay gjatë vizitës së saj në Shqipëri thekson :
“Është një dimension shumë i rëndësishëm i vizitës sime dhe misionit të UNESCO-s, jo vetëm për të mbrojtur trashëgiminë kulturore, por gjithashtu edhe trashëgiminë natyrore, pasi të dyja janë të lidhura. Jam e lumtur për shpalljen e projektit nga qeveria shqiptare për të mbrojtur Vjosën, këtë lumë të egër të Europës si Park Kombëtar. Mendoj që kjo është tepër e rëndësishme dhe është pikërisht drejtimi të cilin duhet të ndjekim për zhvillimin e qëndrueshëm të Basenit të Vjosës”.
Rezervatet e biosferës promovojnë zgjidhje të ekuilibruara ku mbrojtja e biodiversitetit ndërthuret me përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrale.