SHPREHJE SOLIDARITETI ME POPULLIN TURK.
13/02/2023VJOSA E EGËR – BUKUROSHJA QË NDJELL
22/02/2023ARSIMIMI I MIRË NUK ËSHTË NJË MEDALJE NË QAFËN E SHOQËRISË POR KOMPETENCË E FITUAR PËR TA BËRË SHOQËRINË MË TË LIRË MË DEMOKRATIKE E MË TË MIRËQËNË .
Me analizën e punës së DRAP Fier u përmbyll cikli i analizave të sistemit arsimor të qarkut Fier.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Fier ndoqi nga afër të gjitha analizat e ZVAP-eve dhe DRAP-it, duke treguar shumë vëmendje ndaj përmbushjes së objektivave qeverisës në fushën e arsimit.
Përmbushja e suksesshme e misionit të arsimimit dhe edukimit nuk nënkupton një aktivitet certifikimi por një proces përgatitje të një qytetari me njohuri, shkathtësi, qëndrime e vlera që kërkohen nga një shoqëri demokratike si dhe të aftë për t’u përballur në mënyrë konstruktive me sfidat e jetës.
Prefekti, z. Shehaj vlerësoi analizën e DRAP Fier për nivelin e realizmit me të cilin ishin evidentuar arritjet në raport me një vit më parë apo me objektivat vjetor, si dhe mos përmbushjet në nivelin e pritjeve.
Këto të fundit ishin përcaktuar si axhenda për adresim me fokus nga ana e DRAP Fier për vitin 2023, çfarë tregon për një integritet në ushtrimin e përgjegjësive nga ana e kësaj drejtorie.