DËSHMORËT NUK JANË NJË STATISTIKË HISTORIKE POR ÇMIMI I LIRISË SË NJË KOMBI.
05/02/2023KUSH ARRIN PRETENDON DHE KUSH PRETENDON MUND TË ARRIJ MË SHUMË.
08/02/2023Nën peshën e një emocioni të fortë dhe në përgjigje të kërkesës së z. Myqerem Agalliu, u bëra sot shoqëruesi i tij drejt rezidencës së të moshuarve në Fier .
Xhaxhi Myqerem kishte vite që jetonte i vetmuar, sepse fëmijët e tij jetonin e punonin jashtë shtetit.
Sa më shumë moshohej, aq më shumë e ndjente se ishte në kufizim të mundësive për t’ja dalë i vetëm, ndaj kishte vendosur ti bashkohej banorëve të kësaj rezidence, ku ai do ketë mundësinë të vras vetminë dhe të jetë i shërbyer .
Ai nuk dinte si të më falënderonte mua , për aq pak sa bëra për të, ndërsa unë gjithë konsideratën time ia adresoj drejtoreshës së kësaj rezidence znj.Dorina Qirjazi Gjino, kujdestares znj.Mimoza Kola dhe punonjëses sociale znj.Eneida Balla, për pritjen e ngrohtë dhe kujdesin për akomodimin e banorit të ri .
U ndamë me xhaxhi Myqeremin me premtimin, se do të vijojmë me vizita reciproke .
Në respekt të zgjedhjes tuaj dhe duke besuar se kjo ishte zgjedhja më e mirë për Ty , të uroj jetë të gjatë e shëndet të plotë !