Analiza vjetore e punës e ZVAP Roskovec.
03/02/2023DËSHMORËT NUK JANË NJË STATISTIKË HISTORIKE POR ÇMIMI I LIRISË SË NJË KOMBI.
05/02/2023ARSIMI CILËSOR DHE I ORIENTUAR DREJT NUK ËSHTË PRETENDIM LUKSI POR ZGJIDHJA PËR TË SHKURTUAR DISTANCËN SHQIPËRI-BE.
Prefekti i Qarkut Fier Z. Lefter Shehaj ishte së bashku me Kryetaren e Këshillit të Qarkut Fier znj. Evis Sema, Nëndrejtorin e DVP Fier z. Besnik Kongjonaj , Drejtoreshën e DRAP Fier znj. Flutura Meçaj dhe në mesin e drejtuesve të shkollave publike e jopublike , mësuesve , përfaqësuesve të bordit të prindërve e të ftuarve të tjerë, për të ndjekur analizën vjetore të punës së ZVAP Fier për vitin shkollor 2021-2022 .
Analiza ishte një skanim i objektivave të ZVAP, dhe një matje e performancës së të gjitha shkollave gjatë vitit shkollor dhe gjatë provimeve përkatëse për çdo nivel arsimor VANAF , PKAB , Maturë Shtetërore , si dhe për rezultatet në olimpiadat kombëtare .
Ashtu sikurse vlerësoheshin arritjet domethënëse apo të moderuara në raport me një vit më parë, në analizë evidentoheshin edhe treguesit nën nivelin e pritjeve, duke sugjeruar dhe drejtimet e punës për përmirësimin e treguesve në të ardhmen, duke i kthyer ato në axhenda pune në vijim.
Z. Shehaj në emër të Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier dorëzoi tre certifikata të akorduar nga Drejtoresha e ZVAP Fier Znj. Zamira Gjika për mësuesit e shkollës jopublike “Flatrat e Dijes” për rezultatet e arritura në olimpiadat kombëtare .
Faleminderit ” Flatrat e Dijes ” dhe gjithë shkollave publike dhe jopublike që na bëjnë me nder për rezultatet e tyre në olimpiada.
Duke falënderuar drejtimin e ZVAP Fier , drejtuesit e shkollave dhe çdo mësues për rezultatet më të mira të arritura në vitin 2022 në raport me 2021, Z. Shehaj kërkoi një angazhim më të fortë dhe përkushtim më të madh për të qenë në nivelin e pretendimeve të një vendi evropian .
Kërkoi që çdo mësues të ngrihet në nivelin e pritjeve të shoqërisë e të kuptoj se është i thirrur nga shoqëria jo thjesht për të ushtruar një profesion por të përmbushur një mision , atë të përgatitjes së një brezi të aftë të përball sfidat që na imponon e ardhmja .